Google ADS

Largimi i mjekëve shqiptar në Gjermani, Rama: Nuk mund të ndalojmë lëvizjen e lirë të kapitali njerëzor

15:38 | 7 Mars 2023
A. B.

Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama u prit këtë të martë në një takim zyrtar në Berlin, ku u takua me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, dy kryeministrat u pyetën në lidhje me largimin e mjekëve nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë.

Rama tha se kjo çështje ka qenë pjesë e diskutimeve, por Shqipëria nuk mund t’i kërkojë Gjermanisë që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor, një nga liritë themelore të BE-së.

“Ne kemi diskutuar këtë çështje dhe nuk mund t’i kërkojmë Gjermanisë që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitali njerëzor. Nga ana tjetër kemi diskutuar se si duhet të gjejmë mënyra dhe mekanizma që Shqipëria të mos jetë finacuesi i sistemit të drejtpërdrejtë gjerman. I shpjegova kancelarit se studentët e mjekësisë paguajnë vetëm 1/16-ën e shpenzimeve për t’u arsimuar”, tha Rama.

“Këto janë tema të kohës në një kohë kur të gjitha vendet kanë nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar dhe të pakualifikuar. Është e rëndësishme të gjejmë një rrugë të balancuar për humbjet e kapitalit njerëzor nga Shqipëria”, shtoi Rama.

Edhe kancelari Scholz e cilësoi largimin e kapitalit njerëzor si një sfidë të madhe e cila duhet të menaxhohet.

“Me të vërtetë ne folëm për këtë, kjo është një sfidë e madhe. Lëvizja e lirë është një arritje shumë e madhe e BE-së, që do të thotë se mund të lëvizësh jo vetëm si turist, por mund t’i hipësh avionit dhe trenit dhe të punësohesh ku të dëshirosh në BE. Me këtë vendim, që më përpara ka qenë e pamundur, kanë lindur dhe sfida”, tha Scholz.

“Gjermania ka vendosur që nevojën e madhe për vendet e punës mos ta mbulojmë vetëm nga BE, por dhe nga vendet e tjera, hapja e tregut për vendet e punës e bën më të menaxheshme këtë problematik”, shtoi Scholz.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme