Largimi i diplomatit iranian, Sekretari amerikan i shtetit telefonon Bushatin

23:39 | 21 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Tirana dhe Uashingtoni duket se po njohin momentin më të mirë të marrëdhënieve që kanë pasur me ardhjen e administratës “Trump”. Shkak për këtë kthesë të fortë është bërë dëbimi i ambasadorit iranian nga Tirana i dyshuar se ndihmoi 2 terroristë.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati lajmëroi se ka marrë një telefonate nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i cili e ka falënderuar për dëbimin e diplomatëve iranianë. Bushati nënvizon se zyrtari i lartë amerikan ka falënderuar qeverinë shqiptare për lidershipin e treguar në praktikat e papranueshme diplomatike.

Ministri Bushati thotë se “ai nënvizoi gatishmërinë e Shqipërisë për të bashkuar forcat me vendet europiane për të mbrojtur sigurinë kundër të gjithë aktiviteteve të rrezikshme”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme