Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se grupet kriminale komandojnë gjithçka në vend. E ftuar në “Open”, Lala tha se në shumë qytete të vendit grupet kriminale kanë diktuar njerëz që na përfaqësojnë sot në Parlament, bëjnë transferime, bëjnë dhe emërime në fushatë.
Lala shtoi se grupet kriminale janë ato që ndërhyjnë në emërimin e drejtorëve dhe shefave të Komisariateve, duke mos përmendur emra konkretë.
“Në disa qytete të vendit grupet kriminale kanë diktuar njerëz që na përfaqësojnë sot në parlament, bëjnë transferime, bëjnë emërime në fushatë, ndërhyjnë në emërimin e drejtorëve dhe shefave të Komisariateve,”- tha Lala.
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 40 minuta pritje te ...
Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë