Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka dërguar një shkresë zyrtare 5 prefekturave në vend ku kërkon gatishmërinë e tyre për të marrë masa, pasi sipas parashikimeve të IGJEUM në fundjavë priten përmbytje në disa zona.
Letra i ka mbërritur prefekturës së Shkodrës, Lezhës, Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës duke theksuar se reshjet e shiut mund të bëhen shkak për përmbytje. AKMC bën apel të njoftohet popullsia për rrezikun dhe planifikimin e masave për reagim në rast përmbytje.
“Sipas IGJEUM, në veri perëndim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu. Zonat që rrezikojnë të preken më shumë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe, Kruja. Reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura në dy ditët në vijim.
Vlerësoni zonat më të rrezikuara nga përmbytja, merrni masa për popullsinë. Njoftoni popullsinë për rrezikun dhe planifikimin e masave reaguese në rast përmbytje”, thuhet në letër./Telegrafi/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA