Emigrantët shqiptarë që udhëtojnë me makinat e tyre me targa të huaja (jo shqiptare) nga Greqia drejt Shqipërisë duhet të kenë kujdes kur presin policat kufitare.
Lajmin e bën të ditur Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare i cili jep një sërë këshillash për qytetarët shqiptarë, të cilat mund t’i lexoni më poshtë.
Elementët e sigurisë që duhet të ketë Polica Kufitare janë:
Numri i serisë së policës është unik dhe duhet të fillojë me dy shifrat e fundit të vitit aktual. (Shembull: Viti 2018 = 18xxxxxxx).
Polica e sigurimit kufitar është e shkruar në format elektronik dhe në asnjë rast me shkrim dore.
Polica ka një numër unik të rastësishëm identifikues të policës së sigurimit në regjistrin elektronik online të shitjeve të sigurimit të detyrueshëm motorik me elementë sigurie të gjeneruar nga AMF.
Në njoftim thuhet se Autoriteti ka nisur një inspektim të përbashkët me Policinë e Shtetit për të verifikuar policat kufitare për shtetasit që hyjnë në territorin e Shqipërisë me mjetet e tyre. Inspektimi do të shtrihet edhe në ditët në vazhdim.
Duke nisur nga data 1 nëntor 2017, raportimi dhe identifikimi i policave kufitare të shitura nga kompanitë e sigurimit bëhet në kohë reale nëpërmjet regjistrit elektronik online të shitjeve.
Qytetarët mund të verifikojnë policën e tyre kufitare në rubrikën e AMF-së, “Verifikoni Policën tuaj”, duke ndjekur gjithë hapat e nevojshëm, ose duke dërguar me SMS numrin e targës tuaj në numrin e celularit +355 69 40 60 671. Për çdo problem që mund t’ju lindë në lidhje me policën, lutemi të kontaktoni në adresën [email protected].
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë