Një lajm i mirë vjen për të gjithë pushuesit që preferojnë jugun e Shqipërisë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar sot datat e hapjes së dy rrugëve të reja që do të shkurtojnë ndjeshëm udhëtimin drejt zonës bregdetare në jug të vendit.
Në fjalën e tij në Kuvend, Rama ka thënë se segment rrugor i shumëpërfolur Kardhiq-Delvinë që shkurton rrugën drejt Sarandës do të hapet më 2 korrik, ndërsa rruga e re bypass-it të Vlorës që shmang trafikun e qytetit bregdetar do të hapet plotësisht më 9 korrik.
Gjatë një replike me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, Rama u shpreh gjithashtu se shkurtin e vitit të ardhshëm, do të nisë puna edhe për ndërtimin e Urës së Bunës në Shkodër.
“Unë po flas për pasqyrën e bazuar mbi faktet. Ju përmendët Urën e Bunës zonja Tabaku dhe bëtë shumë mirë. Ju falënderoj dhe është një projekt shumë i rëndësishëm për industrinë tonë turistike dhe zonën e përbashkët atje mes Shqipërisë dhe Malit të Zi”, tha Rama.
“Në shkurt të vitit të ardhshëm të gjitha këto mund të ndryshojnë, por plani është që shkurt të vitit të ardhshëm do jem atje për të filluar puna për ndërtimin e urës. Po ndeshemi me një situatë jo të lehtë për shkak të rritjes së çmimeve, sidoqoftë shkurtin e ardhshëm fillon puna atje”, tha kreu i qeverisë.
Zhvillimi i infrastrukturës në zonat turistike po shikohet si prioritet nga qeveria shqiptare, e cila e shikon turizmin si një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë.
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...