Google ADS

Lajm i mirë për vlonjatët, Rama publikon fotot e sheshit të ri

21:00 | 15 Gusht 2019
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa fotografi nga Bulevardi “Ismail Qemali” në Vlorë, duke u shprehur se pas dekadash degradimi e zymtie të pistë po rritet fuqia tërheqëse e qytetit turistik.

Duke iu prezantuar ndjekësve të tij në “Facebook” punën e bërë në këtë bulevard, kreu i qeverisë thekson për të arritur deri këtu është duruar padurimi epik i vlonjatëve dhe sharjet e përqeshjet e atyre, që sipas Ramës, për çdo punë kanë një llaf të keq për të thënë.

“Pak nga pak po del në dritë edhe Bulevardi “Ismail Qemali” në Vlorë, ku pas dekadash degradimi e zymtie të pistë, po rritet fuqia tërheqëse e qytetit turistik, vlera e apartamenteve e njësive tregtare, mundësitë e punësimit e të vetëpunësimit përmes shërbimeve, interesi për investime të mëdha private në turizëm?

Gur gur bëhet mur e mur mur bëhet kalaja, duke përballuar padurimin epik të vlonjatëve dhe sharjet e përqeshjet e atyre që për çdo punë kanë një llaf të keq për të thënë? Së shpejti Sheshi i Ri i Flamurit dhe të tjera akoma… #VloraqëDuam☀️ #ShqipëriaqëDuam”, shkruan Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme