Lajm i mirë për turistët, së shpejti iu shkurtohet rruga për 45 minuta drejt Sarandës

10:53 | 6 Qershor 2022
A. B.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar sot se punimet në tunelin e Skërficës, pjesë e rrugës Kardhiq-Delvinë në jug të vendit, janë drejt fundit.

Në një postim në Facebook, Rama ka shpërndarë pamje nga punimet në tunel dhe në rrugën që ka nisur të asfaltohet dhe që pritet të hapet shumë shpejtë.

Sipas Ramës, rruga e re do të shkurtojë me 45 minuta edhe kohën e udhëtimit drejt Sarandës.

“Mirëmëngjes dhe me punimet drejt përfundimit të tunelit të Skërficës, me të cilin hapet përfundimisht edhe rruga e re dhe e shumëpritur Kardhiq-Delvinë, që do të zbulojë një tjetër pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë, duke shkurtuar njëkohësisht kohën e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkraur Rama. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme