Një lajm i mirë për të gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi vjen në prag të vitit të ri. Emigrantëve që iu skadon leja e qëndrimi në datën 31 dhjetor 2021, do t’u shtyhet leja e qëndrimit deri më 30 mars 2022.
Lajmi është publikuar nga gazetari shqiptar në Athinë, Shpëtim Zinxhiria.
“Ku po shkojmë? 30 vite ankth dhe shqetësime për të qenë të ligjshëm. Nuk ka më vend për dinjitet por?
Një dhuratë për vitin e ri 2022 u bëhet emigrantëve nga qeveria Mistotakis, që nga ana e saj shtyn përsëri lejet e qendrimit për këtë lloj kategori emigrantësh të cilëve u mbaron leja me 31 dhjetor 2021.
Mësohet se shtyhet afati Lejeve të Qendrimit deri me 30 mars 2022, kjo për të gjithe ata që ju ka mbaruar afati deri me 31 dhjetor 2021.
Nga ana tjetër ligji i sotëm me të ashtuquajturin “Kodi i Emigracionit” me 148 nenet e tij, përmban një nga ligjet më të ashpra dhe antidemokratike. Në asnjë vend të botës nuk mund të gjesh një ligj të tillë që u kufizon të drejtat emigrantëve në integrimin dhe legalizimin e tyre. Për te legalizuar emigrantët qeverite e Greqise kanë nxjerrë rreth 160 ligje, qarkore dhe dekrete presidenciale dhe përfundimi është ZERO, po shkojmë atje ku e nisem me 1998. Ta gëzojmë këtë ligj me një gotë raki Skrapari” – shkruan gazetar./lapsi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...