Të gjithë emigrantët shqiptarë që janë pronarë të një banese në Greqi do të kenë tashmë një ulje të konsiderueshme të taksës së pasurisë së patundshme (ENFIA). Autoriteti i Pavarur i të Ardhurave Publike në shtetin helen (AADE) synon që deri më 16 shtator të jenë publikuar të gjitha deklaratat e ENFIA-s, me qëllim që brenda 30 shtatorit të paguhet kësti i parë i taksës. Në këtë kuadër, AADE ka bërë publike qarkoren, ku janë përcaktuar uljet e taksave.
“Gazeta Shqiptare” zbardh uljet nga të cilat do të përfitojnë shqiptarët që jetojnë dhe kanë në pronësi një banesë në Greqi. Kështu, për banesa me vlerë deri 60.000 euro, ulja e taksës ENFIA është 30%; për banesa me vlerë deri 7.000 euro, ulja e taksës ENFIA është 27%; për banesa me vlerë deri 80.000 euro, ulja e taksës ENFIA është 25%; për banesa me vlerë deri 1.000.000 euro, ulja e taksës ENFIA është 20%; ndërsa për banesa me vlerë mbi 1.000.000, ulja e taksës ENFIA është 10%.
Shembujt konkretë
Një taksapagues që ka një apartament të katit të parë me sipërfaqe 110 m2, ndërtuar në 1980 në zonën IZ të Peristerit (Atikë), me vlerë 55.400 euro, në 2018 pagoi ENFIA 322,19 euro. Sivjet do të paguajë 225,53 euro (pra do të paguajë 96,66 euro më pak, ose 30% më pak nga vjet). “Një taksapagues që ka një apartament të katit të tretë, 110 m2, ndërtuar në 2005, në zonën A të bashkisë Filis (Atikë), me vlerë 76.230 euro dhe një banesë të trashëguar nga prindërit 100 m2 në zonën A të Agio Vasilit Rethimno, ndërtuar në 1970, me vlerë 39.690 euro (vlera totale e pasurisë 115.920 euro). Në 2018 pagoi ENFIA 665,54 euro, ndërsa sivjet do të paguajë 532,43 euro (pra do të paguajë 133,11 euro më pak, ose 20% më pak). Taksapagues që ka një apartament në kat të 4-t, 120 m2 ndërtuar në 2010 në zonën A të Iliupolit (Atikë), me vlerë 179.676 euro dhe banesë verimi kati i parë, 80 m2 në zonën B të bashkisë Ksilokastro ndërtuar në 2004, me vlerë 69.000 euro dhe një banesë nga prindërit 130 m2, në zonën D të bashkisë Tripoli, ndërtuar në 1978, me vlerë 81.900 euro (vlera totale e pasurisë 330.576 euro). Në 2018 pagoi 1.543,92 euro, ndërsa sivjet do të paguajë 1.235,14 euro (pra do të paguajë 308,78 euro më pak, ose 20% më pak)”, – bën me dije Autoriteti i Pavarur i të Ardhurave Publike, duke ilustruar me shembuj zbritjet që do të përfitojnë emigrantët.
Zbritjet për energjinë
Gjithashtu, emigrantët shqiptarë në Greqi do të kenë mundësi të përfitojnë zbritje edhe për energjinë elektrike. Vendimi do të prekë përfituesit e Faturës sociale të energjisë (Kinoniko Timologio-KOT) të cilët duhet që deri në fund të muajit gusht 2019 të aplikojnë për përfshirjen në program. Sipas kuadrit ekzistues, përfituesit e KOT duhet që të aplikojnë çdo vit, një muaj pas skadimit të afatit të deklaratës tatimore (forologiki dilosi), që skadoi në muajin korrik.
Aplikimet bëhen në mënyrë elektronike në platformën e qeverisjes elektronike “www.idika.gr”, ndërkohë që pritet që platforma të bëhet aktive së shpejti. Sipas një vendimi të qeverisë, ka dy kategori përfituesish të KOT. Kategoria e parë, KOT A: Në kategorinë e parë, KOT A përfshihen të gjithë ata që plotësojnë kushtet për marrjen e kompensimit të solidaritetit (Kinoniko isodima alilegis) dhe përfitojnë ulje 0,075 euro për kilovator. Ndërkohë në kategorinë e dytë, KOT B përfshihen ata konsumatorë që përmbushin disa kritere të caktuara lidhur me të ardhurat dhe pasurinë e patundshme. Për këtë kategori ulja është 0,045 euro për kilovator.
“Kur të hapet platforma, të interesuarit duhet të bëjnë këto 6 hapa: Hapi 1: Futesh në adresën “www.idike.gr” dhe klikon te ikona KOINONIKO OIKOGENIAKO TIMILOGIO). Do t’ju kërkohet AMKA, si dhe konsensusi për përpunimin e të dhënave personale. HAPI 2: Pas konsensusit tuaj, shfaqet formulari që përmban disa nga të dhënat tuaja. Përzgjidhni se për cilën kategori KOT do të aplikoni. Hapi 3: Është e domosdoshme të plotësoni numrin e sahatit (ARITHMOS PAROHOU ILEKTRIKIS ENERGIAS). Gjithashtu kërkohet ‘e-mail’ dhe një numër celulari që do të përdoren për dërgimin e njoftimeve të rastit. Hapi 4: Për aplikime KOT A nevojitet që të keni kërkesë të miratuar për kompensimin e solidaritetit. Hapi 5: Përderisa është dhënë konsensusi nga gjithë pjesëtarët e rritur të familjes dhe janë plotësuar gjithë rubrikat e formularit do të shfaqet njoftimi nëse përmbushni ose jo kushtet. Hapi 6: Që aplikimi juaj të finalizohet, duhet të shtypni ikonën YPOVOLI AITISIS. Në rast se i përmbushni kriteret, do të shfaqet limiti i konsumit katërmujor që faturohet në bazë të faturës sociale. Në rast të kundërt, do të shfaqen arsyet përse ju refuzohet aplikimi”, – theksojnë ekspertët.
†Kategoria e parë, KOT A: Përfshihen gjithë ata që plotësojnë kushtet për marrjen e kompensimit të solidaritetit (Kinoniko isodima alilegis) dhe përfitojnë ulje 0,075 euro për kilovator.
†Kategoria e dytë, KOT B: Përfshihen konsumatorë që përmbushin disa kritere të caktuara lidhur me të ardhurat dhe pasurinë e patundshme. Për këtë kategori ulja është 0,045 euro për kilovator.
Kur të hapet platforma, të interesuarit duhet të bëjnë këto 6 hapa:
†Hapi 1: Futesh në adresën “www.idike.gr” dhe klikon tek ikona (KOINONIKO OIKOGENIAKO TIMILOGIO). Do t’ju kërkohet AMKA, si dhe konsensusi për përpunimin e të dhënave personale.
†Hapi 2: Pas konsensusit tuaj, shfaqet formulari që përmban disa nga të dhënat tuaja. Përzgjidhni se për cilën kategori KOT do të aplikoni.
†Hapi 3: Është e domosdoshme të plotësoni numrin e sahatit (ARITHMOS PAROHOU ILEKTRIKIS ENERGIAS). Gjithashtu kërkohet ‘e-mail’ dhe një numër celulari që do të përdoren për dërgimin e njoftimeve të rastit.
†Hapi 4: Për aplikime KOT A nevojitet që të keni kërkesë të miratuar për kompensimin e solidaritetit.
†Hapi 5: Përderisa është dhënë konsensusi nga gjithë pjesëtarët e rritur të familjes dhe janë plotësuar gjithë rubrikat e formularit, do të shfaqet njoftimi nëse përmbushni ose jo kushtet.
†Hapi 6: Që aplikimi juaj të finalizohet, duhet të shtypni ikonën (YPOVOLI AITISIS). Në rast se i përmbushni kriteret, do të shfaqet limiti i konsumit katërmujor që faturohet në bazë të faturës sociale.
Në rast të kundërt, do të shfaqen arsyet përse ju refuzohet aplikimi.
Limiti i të ardhurave familjare që të përfitohet fatura sociale
†Familje me një anëtar: 9.000 euro.
-Familje e përbërë nga dy të rritur ose një prind dhe një pjesëtar i mitur: 13.500 euro.
†Familje e përbërë nga dy pjesëtarë të rritur dhe një i mitur ose familje me një prind dhe dy të mitur: 15.700 euro.
†Familje e përbërë nga tre pjesëtarë të rritur apo dy të rritur dhe dy të mitur apo familje me një prind dhe tre të mitur: 18.000 euro.
†Familje e përbërë nga tre të rritur dhe një i mitur apo dy të rritur dhe tre të mitur apo familje me një prind dhe katër të mitur: 24.750 euro.
†Familje e përbërë nga katër të rritur apo dy të rritur dhe katër të mitur apo familje me një prind dhe pesë të mitur: 27.000 euro.
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë