Google ADS

Lajm i madh për Diasporën, Majko: I duam në Parlament, po shikojmë Kushtetutën!

21:44 | 9 Mars 2019
Trina Galanxhi

Pandeli Majko, Ministri i shtetit për Diasporën ka qenë i ftuar në rubrikën Diaspora, që transmetohet çdo të shtunë në orën 20:00 në kanalin e Top Channel në Youtube.

Majko ka folur në lidhje me Samitin e dytë të Diasporës, dhe çështjeve që u diskutuan në këtë samit. I pyetur në lidhje me diskutimin e një prej paneleve që ishte për të drejtën e votës për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit nëse do të ketë ndonjë zhvillim pozitiv pas samitit nga qeveria në lidhje me çështjen e të drejtës së votës i është përgjigjur:

“E kam me merak çështjen e të drejtës së votës, sepse e drejta e votës mund të përfundoj si një eksperiment i dështuar. Ne mund t’i krijojmë një hapësire të caktuar të gjithë shtetasve shqiptar që jetojnë jashtë vendit që të votojnë dhe pas një ose dy zgjedhjeve mos të shikojnë një realitet në lidhje me interesat e tyre dhe të ndihen të distancuar, qoftë nga mënyra e përzgjedhjes së njerëzve dhe qoftë nga mënyra sesi politika e trajton votën e tyre. Nga njerëzit që do të përzgjidhen apo si do të krijohet mekanizmi kushtetues për prezantimin e diasporës në Parlament një ministër duhet të kuptojë që do të ketë përballë një përfaqësues genuin të interesave të Diasporës. Duhet të gjejmë një model të aplikueshëm, nuk duhet te bëjmë shpikje. Duhet një model i aplikueshëm qe e përdorin dhe vende të tjera. Më pas do të kemi një faze të dytë të aplikimit të politikës shtetërore për diasporën. Më pas do te jemi tek shprehja që mua më pëlqen shumë: Diaspora t’i takoj diasporës”.

I pyetur ne lidhje me kritikat dhe skeptiket në lidhje me shpenzimet e samitit , e deri tek rezultatet konkrete pas këtij samiti dhe kur do të nisë analizimi i të dhënave të mbledhura i është përgjigjur:

“1/4 e fondit është kursyer. Mendoj që nga pikëpamja e organizimit dhe nga e asaj qe realizuam unë jam i kënaqur. A ka pasur opinione kundër, kjo është gjeja me normale që të ketë opinione kundër dhe të ketë dyshime si janë shpenzuar ku janë shpenzuar. Do të ketë një informacion për publikun dhe për Parlamentin që janë vene në dispozicion nga buxheti. Mendoj qe transparenca nuk është një kërkesë që vjen nga diaspora, por është një kërkese e nevojshme administrative për çdo lloj aktiviteti të këtij niveli. Shpresoj që në samitin e ardhshëm këto fonde do të trajtohen nga organizatat e diasporës. Fondet që do të vijnë nga qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Kosovës do të jenë në funksion të tyre me qellim që të kemi një samit të këtij niveli që organizuam këtë radhë. Ekspertët e Iom-it do të ndërtojnë një dokument që quhet post samit për të cilin do të mblidhen vërejtjet deri në muajin shtator dhe më pas do të botohet i plotë si i tillë. Duam që samiti i tretë të mos ketë pikëpyetje a është Samiti një aktivitet qeveritar. Samiti në thelb duhet të jetë pronë e Diasporës. Ministri i shtetit të Diasporës është një institucion kontravers. Diaspora nuk mund të funksionojë nën ombrellën e qeverisë. Diaspora është një ndihmëse e aktiviteteve të diasporës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme