Lajçak takohet me Ramën në New York: Diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor

08:04 | 21 Shtator 2022
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që mbahet në New York.

Kjo është bërë e ditur nga i dërguari special Lajçak, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Lajçak thekson se kanë diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Pata një takim shumë të dobishëm me Edi Ramën në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ne diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor. Mirënjohës për njohuritë dhe mbështetjen e tij për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkruan Lajçak për takimin me Ramën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme