Kjo është lagja “1 Maj” e qytetit të Vlorës, shumë pranë zonës së Skelës, një lagje shumë e vjetër dhe banesa të vjetra, por ajo që shqetëson më shumë banorët është mungesa e infrastrukturës.
Prej vitesh kjo lagje nuk ka njohur asnjë investim. Sa herë ka reshje shiu të ashtuquajtura rrugë përmbyten duke sjellë probleme në qarkullim për banorët.
Banorët shprehen se edhe para viteve 90 kjo lagje dhe këto rrugë nuk kanë parë asnjëherë ndërhyrje për rregullim, jo më asfalt që i kemi harruar ngjyrën shprehen banorët.
Me dhjetëra dhe me qindra herë , kur janë fushatat zgjedhore na premtojnë pa fund për rregullim dhe sistemim, por asgjë nuk është bërë.Shumë banorë po lënë banesat e tyre dhe bizneset që ata kanë pasur në këtë zonë, dhe shkaku ka qenë mungesa e rrugës, gropat me ujë dhe balta./TCH
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit