Banorët e Kurbinit nuk e marrin shërbimin shëndetësor. Tërmeti i 26 nëntorit të 2019 nuk kurseu as godinën e Spitalit të Laçit.
Sipas kësaj tabele spitali duhet të ishte ngritur për 4 muaj, por realiteti është ndryshe. Deri më tani në këmbë qëndron vetëm skeleti i godinës. Për të kryer një vizitë mjekësore banorët e Laçit thonë se duhet të shkojnë në Lezhë ose në Tiranë.
Ishte ministrja Ogerta Manastirliu ajo që njoftoi për afatin e përfundimit të punimeve.
Spitali i Laçit u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, duke u klasifikuar si një nga objektet me dëmtime të rënda strukturore. Rindërtimi i spitalit të ri të Laçit duhej të kishte përfunduar në muajin qershor të këtij viti. Ky spital tani duhet të ishte në funksion në 50 mijë banorëve të Kurbinit.
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...