Media prestigjioze italiane La Repubblica ka publikuar një shkrim mbi krimin shqiptar në Romë. Në një artikull me titull “Droga, mbledhja e borxheve, egërsia, kështu bota e krimit shqiptar hëngri Romën”, media italiane tregon për historinë e bandave kriminale të Romës që mbushën me drogë kryeqytetin italian.
Gazeta duke iu i referohet hetimeve të antimafias së Romës shkruan se shqiptarët kanë arritur të ndërtojnë linja konkurruese të trafikut të drogës nga Kolumbia duke e sjellë atë në Itali me çmime konkurruese. Në shkrim përmenden drejtuesit e bandave shqiptare Arben Zogu, Dorian Petoku dhe Elvis Demçe.
Arben, mbreti i parë
Nëse bashkojmë punën e viteve të fundit të Drejtorisë së Qarkut Antimafia të Prokurorisë Publike të Romës, gjejmë tre emra të përsëritur: Arben Zogu, Dorian Petoku dhe Elvis Demçe.
Arben Zogun e quajnë “Riccardino” dhe ai tashmë ka grumbulluar pasuri falë drogës. Ai madje ka zhvilluar një farë aftësie diplomatike në vendosjen e marrëdhënieve të forta me familjet e larta të krimit. Gjatë viteve të burgut në Avellino u njoh me kalabrezin Rocco Bellocco, të klanit Rosarno. Arbeni bën biznes me të gjithë. Nga Fasciani te Sienezët, nga Carminati në ‘Ndrangheta”. Banda e tij “mund të mbështetej në marrëdhëniet e me banda të tjera si ‘Banda della Magliana’, me të mirënjohurit Luciano Crialesi dhe Renato Santachiara”.
Gjithashtu banda ka “krijuar marrëdhënie bashkëjetese me anëtarët e klanit Fasciani të Ostias, me qëllim që të operojë e pa shqetësuar në zonën e Acilias. Arbeni pra, mbreti i parë i një gjinie të re kriminale. Kush do të duhet ta pasojë, tashmë në 2015-n, sillen rreth tij si “engjëjt mbrojtës”: Dorian Petoku dhe Elvis Demçe.
Dorian Petoku
Në vitin 2015, dyert e burgut hapen për Arbenin, por edhe Elvis Demçe, që duhet ta pasojë atë. Ai ndodhej pas hekurave, pasi akuzohej për vrasjen e Federico Di Meo, një 30 vjeçar i vrarë me armë zjarri në Velletri në 2013.
Dorian Petoku do të zvendësoje Arben Zogun. Petoku ka lindur në vitin 1988 në Shqipëri, në Lezhë, një qytet me 113 mijë banorë, ku komandoi trafikantët e armëve, njerëzve dhe drogën, edhe falë lidhjeve me politikën.
Kalimi nga Lezha në Ponte Milvio të Romës, duket se nuk e mërzit Dorianin, i cili e mbush shpejt boshllëkun e lënë nga Arbeni, Mbreti i parë.
Në vitin 2018, në rrjetet sociale ai shfaqet mes tufave të kartëmonedhave dhe armëve. Një vit më parë, hetimi “Grande Raccordo Criminale” dokumentoi se si ai bënte biznes me Fabrizio “Diabolik” Piscitelli dhe partnerin e tij Fabrizio Fabietti.
Elvis, “Zoti”
Elvisi ka një pamje të ashpër. Ai rrezikoi të kalonte jetën në burg. Por, 36 vjeçari, sa ishte në vitin 2020, ishte i lirë dhe tashmë kishte në dorë gjithçka: urinë, karizmën, ligësinë, aftësitë logjistike dhe kontaktet e duhura. Ai del nga burgu më 19 prill 2020, në pandemi dhe izolim të plotë. “Unë jam Zoti” shkruan ai në rrjetet sociale, duke përdorur pseudonimet e tij, “Spartacus” ose “Perseo”. Në mungesë të tij, sheshet e trafikut të drogës u kontrolluan nga Ermal Arapaj, shqiptar dhe ai, drejtues i një organizate tjetër shumë ‘të respektuar’. Por tani që ai ka dalë nga burgu, pronari pretendon atë që ai e konsideron të tijën. Ai synoi të rikuperojë “menjëherë qarkun e tij të marrëdhënieve kriminale për të rimarrë kontrollin dhe dominimin në pazaret e kryeqytetit dhe të krahinës (Velletri dhe Acilia)”, shkruajnë magjistratët. Elvis ka patur kontakte me Kolumbinë, Marokun dhe Ekuadorin. Ai punon me ‘Ndrangheta’, bisedon me kupolën e ushtrisë marokene dhe me “trashëgimtarët e Pablos që janë ata të kartelit Medelin.
Në duart e shqiptarëve: Sportistë, këngëtarë, producentë
Dokumentet gjyqësore janë plot me referenca emrash shqiptarë, shkruan artikulli mes të cilëve edhe këngëtarja Elsa Lila, e përjetësuar në sytë e publikut për flokët e mbledhura bisht teksa zbriste shkallët e Aristonit në Sanremo. Elsa arrestohet pasi kujdesej për kontabilitetin, për librat e llogarisë të një bande narkotikësh, ku shënohen pazaret e bëra me shitjen e kokainës, hashashit dhe marijuanës. Elsa kishte rolin edhe të një ‘këshilltareje’. “Si i bëhet që të kesh një mik brenda aparatit shtetëror?,” thotë ajo në telefon. “E di që nuk ke besim, por një lidhje në shtet është e dobishme… si në Shqipëri, sepse të shpëton, çfarëdo qeverie të jetë, duhet ta kesh një atje”.
Përgjimi luan një rol të rëndësishëm. Më në fund celularët ‘hapen’ dhe Elsës dhe tetë bashkëpunëtorëve të tjerë i hapen dyert e një burgu. Ata kishin një shtëpi në Torrevecchia ndërsa në Acilia ruanin drogën. Makinat i kishin vendosur në emër të të tjerëve dhe kishin dy bare ku bënin takimet e tyre. Në krye të grupit ishin Fabrizio Capogna dhe Petrit Bardhi, Titi, siç njihet në rrugët e kryeqytetit. Në dokumentet e hetimit ai cilësohet si subjekti kryesor i botës së krimit shqiptar, i lidhur me Arben Zogun dhe Dorian Petokun. Titi ishte në kontakt me vëllezërit Bennato, protagonistë të sherrit ku mbeti i vrarë Diabolik”, shkruan gazeta./opinion/
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...