Marrëveshja e kryeministrit të Shqipërsië, Edi Rama, me homologen italiane, Giorgia Meloni, ka shkaktuar “përplasje” edhe brenda Partisë Socialiste Europiane, pjesë e të cilës është edhe PSSH.
Sipas La Repubblica, në Kongresin e socialistëve europianë në Malaga, kancelari gjerman, Olaf Scholz, është shprehur se marrëveshja “është para së gjithash një çështje midis qeverisë italiane dhe asaj shqiptare”.
Përgjigja e tij është shumë e ndryshme nga ajo e Schlein, që foli për një “shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe Kushtetutës”, dhe nga ajo e Provenzanos, që foli për një “shkelje të vlerave socialiste” nga Rama.
Sipas mediave të huaja, Scholz përdor tone të buta, nuk dëshiron të vërë në siklet Melonin dhe nuk do të distancohet as nga Rama, as nga marrëveshja. Duke pretenduar se nuk dëshiron të hyjë në dinamikën Itali-Shqipëri, ai shton megjithatë se në Gjermani “do të ndjekim me kujdes” paktin me Tiranën.
“Mendoj se duhet pasur parasysh se nga këndvështrimi ynë, Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian”, tha ai më tej.
Migrimi i parregullt, për kancelaren e SPD, “duhet të reduktohet dhe duhet një bashkëpunim i ngushtë me vendet jashtë Bashkimit Evropian. Siç ndodh tani, për shembull, me Turqinë dhe mund të ketë marrëveshje edhe me vende të tjera.”
Por presidenti i Partisë Socialiste Evropiane, i sapo rizgjedhur, ish-kryeministri suedez Stefan Löfven stigmatizoi marrëveshjen midis Italisë dhe Shqipërisë, duke shpjeguar se nuk është zgjidhje për politikat e migracionit. “Migracioni duhet të menaxhohet duke përdorur një kornizë progresive. Ne duhet të promovojmë shtigje gjithëpërfshirëse, duhet të gjejmë mënyra për ta bërë atë një fitore për shoqëritë tona dhe për emigrantët, ky është modeli që propozojnë socialistët. Jo si qeveria e ekstremit të djathtë në Itali, e cila dëshiron t’i transferojë kërkesat për azil Shqipërisë. Nuk është një model progresiv”./eurnews.al
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...