Një 40-vjeçar shqiptar, Edmond Zero, ka humbur jetën në një aksident në Itali, teksa ishte rrugës për në punë.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, ai ka qenë në makinë me një bashkatdhetar dhe koleg kur furgoni i tij “Ulisse” është përplasur me një makinë “Volkswagen” në rrugën rajonale 439 në komunën e Lajaticos.
Pavarësisht ndërhyrjes pothuajse të menjëhershme të dy punonjësve të shëndetësisë që u gjendën në vendin e ngjarjes, Edmondi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Edmondi i ardhur në Itali nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë, ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët e tij 11 dhe 6 vjeç.
Ai banonte në Fornacette në komunën e Calcinaia. Të plagosur rëndë, por jo në rrezik për jetën, janë shoku i Edmond Zeros që ndodhej me të në furgon dhe çifti Pomarance, burrë e grua, që po udhëtonin në drejtim të Pontederës.
Policia bashkiake e Peccioli dhe Lajatico po heton për shkaqet e aksidentit.
Mbetet për t’u parë se cili nga dy drejtuesit humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me tjetrin. Përplasja ishte shumë e rëndë. Dy makinat janë shkatërruar./euronews.al/
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...