Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Librazhd ku një 18-vjeçar I ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ura e Bushtricës. Mësohet se ai quhet Fatjon Feci, nxënësi i vitit të tretë të shkollës së Mesme Qukës.
Ngjarja ka ndodhur pas orëve të mësimit në shkollë ndërkohë familjarët kanë kuptuar se diçka nuk shkon me djalin e tij. Nëna e djalit të vdekur i ka kërkuar ditën e sotme mësueses që ta kishte në kujdes, pasi ai nuk ndihej mirë.
“Nuk e di çfarë pati, filloj të ishte agresiv, nuk më lejonte ti afrohesha, një shoku i tij më tha që shoqërohesh me një dy djem të rinj që nuk dihen së kush janë edhe shkonin çdo ditë nga “Ura e Bushtricës” rrinin gati një orë e ktheheshin në shkollë.
Një natë erdhi nga ora 04:00 e mëngjesit edhe ishte bërë gjithë baltë, nga fytyra u merakosa edhe shkova në shkollë sot për ti thënë mësuesit ta kishin në qendër të vëmendjes sepse nuk më dukej normale sjellja e tij.
Ai ndryshoi, mezi e kam rritur nuk e di çfarë mi kanë bërë djalit. Ai nuk do ta bënte kurrë atë veprim të vriste vetën i lutem policisë të zbardhi ngjarjen”-thotë mamaja e Fatjon Feci.
Shokët e tij shprehen se që nga koha që ai filloj të shoqërohej me ata dy djem të panjohur që vinin fiks në orën 10:30 të paradites ai filloj të mos të shoqërohej me ne deri sa marrim vesh që kishte vrarë veten.
“E kam pasur shumë shok rrinim bashkë, hanim bashkë, i tregonim çdo gjë njëri tjetrit, mirëpo erdhi një kohë që ai nuk më fliste më. Filloj të bëhej agresiv edhe shumë i dhunshëm. Unë nuk e mendoja kurrë se mund të ndodhte kjo që ai bëri.
Ai filloi të shoqërohej me disa të panjohur që takoheshin vazhdimisht madje sot nuk e pashë në shkollë deri sa mora vesh lajmin që është hedhur nga ura. Unë e njoh Fatjonin edhe ishte tip i urtë, asnjëherë agresiv, nuk e kuptoj pse duhet të merrte një vendim kaq të tmerrshëm”-shprehet një shokë ti i klasës në shkollën e Mesme Qukës.
Mendohet se rënia e tij ka qenë e menjëhershme dhe ata dyshojnë se i riu u vetë hodh nga lartësia e madhe prej Urës së Bushtricës.
Policia bashkë me hetuesit nuk gjetën shenja dhune mbi trupin e tij.
Megjithatë po hetojnë se cilat ishin shkaqet që e dërguan atë të ndërmarrë aktin fatal pasi ka dyshime të forta se ai është vetë hedhur nga ura duke ndërmarrë vendimin fatal të vetëflijimit.
Për këtë qëllim po merren në pyetje të afërm dhe familjarë e të ndierit. /albeu.com/
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë