Orët e para të mëngjesit të sotëm policia greke vuri në pranga Gertian Vrushajn, njëri prej tre të arratisurve pak ditë më parë nga një rajon policie në Athinë.
Sipas mediave nga vendi fqinj më 19 qershor ata mundën të sharronin me fletë metalike hekurat e tualetit të paraburgimit rreth orës 6:30 të mëngjesit, për t’u hedhur më pas nga një lartësi prej 10 metrash.
Ata u zbuluan nga rojet e burgut, por nuk mundën ti ndalonin dot.
Veç Vrushajt u arratis dhe Marjus Dedolli, dhe një 17-vjeçar, emri i të cilit nuk jepet pasi është i mitur.
Shqiptarët ishin vënë në pranga pasi ishin pjesë e një bande përgjegjëse për mbi 70 raste vjedhjeje në Qarkun e Atikës.
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...