Gentin Kasa është shqiptari që u ekzekutua me armë zjarri në Romë.
Policia Italiane konfirmon për Ora News, Alba Kepi se 35-vjeçari ka qenë i arrestuar për drogë në vitin 2011 dhe 2014.
Viktima i moshës 45 vjeç, me precedentë të mëparshëm penalë, kishte përfituar leje shpërblyese nga burgu i Rebibias ku po vuante një dënim disavjeçar.
Ai ishte në regjim gjysmë lirie, që do të thotë natën në burg dhe ditën i lirë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 të së shtunës, në lagjen Nuovo Salario, ku ai sapo ishte përshëndetur me familjen dhe ishte nisur drejt makinës për në burg, kur autorë të panjohur hapën zjarr me pistoletë.
Predhat e kalibrit të vogël e goditën shënjestrën në gjoks dhe në kokë, duke e lënë të vrarë në vend.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, paraprakisht dyshohet se ekzekutimi mund të jetë shtyrë nga hakmarrja ose larja e hesapeve të vjetra mes klaneve kriminale shqiptare, viktimës dhe autorit, që me sa duket ishte në dijeni të lëvizjeve dhe lirimit të tij të përkohshëm nga burgu.
Sipas agjentëve, zona ku ndodhi ngjarja ishte një prej shumë lagjeve që shfrytëzohen nga organizatat kriminale për shpërndarjen e narkotikëve.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë