Në fillim e injoroi dhe u tall ndërsa tani qeveria shqiptare tani po përpiqet ta mohojë ekzistenvën e një raporti të autoriteteve holandeze për kriminalitetin shqiptar dhe mundësinë e rikthimit të vizave me vendin tonë. Ministri i jashtëm Ditmir Bushati e quajti “punë gjinkallash që klithin në gusht” ndërsa këtë të martë ambasadorja shqiptare në Holandë Aida Sakiqi tha se bëhej fjalë për “një shkrim gazete dhe jo një raport”.
Në studion e Top Channel, diplomatja shqiptare tha se ishte një shkrim i publikuar nga e përditshmja holandeze “De Telegraaf” dhe se një raport i tillë nuk ekziston.
“Nuk bëhet fjalë për një raport, por për një artikull të një gazete. Ai është një artikull i shkurtër me një intervistë me një polic. U habita kur e pashë artikullin e përkthyer si raport në disa media në Shqipëri. Në artikull thuhet se ekziston një memo, normalisht duhet të ekzistojë një gjë e tillë, nga ana e policisë, por nuk është raport”, – mohoi ambasadorja Adia Sakiqi.
Lapsi.al sjell më poshtë faksimilje të faqes së parë të raportit ku duket qartë se nuk bëhet fjalë për një shkrim gazete siç pretendon ambasadorja. Madje burime të lapsi.al shtuan se gazeta e cituar prej saj “De Telegraaf” do të reagojë ndaj deklaratave të ambasadores shqiptare që ia faturoi asaj përpilimin e raportit.
Prej disa ditësh abc news ka publikuar pjesë nga raporti në fjalë ku ngrihet shqetësimi i policisë dhe prokurorisë holandeze që këshillon rikthimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Kjo për shkak të shtimit të bandave kriminale shqiptare që sipas tyre mbeten kërcënim për shoqërinë holandeze. Në raportin e policisë holandeze përshkruhet një panoramë të krimit të organizuar shqiptar në Holandë.
“Kriminelet shqiptarë shikohen si një kërcënim serioz për shoqërinë holandeze pasi janë të implikuar në trafikimin dhe shitjen e kokainës dhe kanabisit, trafikimin njerëzor dhe pastrim parash. Roli i kriminelëve shqiptarë po forcohet, dhe ka marrë një rol prominent në Holandë. Ka një mbiprezence të madhe te shqiptarët në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Një tjetër problem janë klandestinët shqiptarë, të cilët përdorin portet holandeze për të ikur ilegalisht në Angli” – thuhet në raport.
Sipas policisë, në vitet e fundit të paktën 5800 persona janë regjistruar në sistemin policor në lidhje me veprat penalë të kryera në territorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta. Shqiptarët janë të implikuar kryesisht në trafikun e drogës, trafikimin njerëzore si dhe pastrimin e parave.
Një faktor shqetësues i policisë holandeze është që në Shqipëri është relativisht e lehtë të ndryshosh emrin dhe mbiemrin, gjë që sipas raportit është bërë nga rreth 700.000 në Shqipëri. Sipas raportit, kjo do të thotë që rreth 1 në 3 shqiptarë ka bërë ndryshime në identitet, gjë që vështirëson punën e policisë në Holandë. Sipas raportit, përveç ndryshimit të emrit që mund të bëhet në një mënyrë legale në Shqipëri, ka dhe raste ku një person ka mundur të ndryshojë dhe atësinë dhe datëlindjen e tij në pasaportë, diçka që në asnjë vend nuk do të ishte e mundur.
Në raport përshkruhet se nga vëzhgimet e policisë së Amsterdamit, shumë rrallë shihen shtetas shqiptarë që qëndrojnë si turistë legjitimë në Holandë. Pothuajse të gjithë shqiptarët që qëndrojnë në Holandë janë për shkak të pjesëmarrjes në veprimtari kriminale.
Raporti tregon se pas liberalizimit të vizave, puna e kriminelëve shqiptarë në Holandë është lehtësuar. Por, sipas raportit rritja e faktorit të krimit në Holandë është diçka e vitet e fundit dhe Qeveria e këtij vendi për këtë arsye duhet të marrë masa konkrete dhe të menjëhershme për të mos lejuar që krimi shqiptar të forcohet dhe stabilizohet struktualisht në Holandë. Për këtë arsye është kërkuar Qeverisë të pezullojë lëvizjen e lirë për shtetasit shqiptarë në zonën Schengen/arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...