Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me super ngarkesën e kokainës në Durrës e cila theu çdo rekord të mundshëm për kokainën në vend.
Sasia prej 613 kg kokainë u gjet në kamionin e kompanisë “Arbri Garden” në pronësi të shtetasit Arbër Çeka.
Me anë të kamionit ai sillte banane nga Kolumbia në Shqipëri, por bashkë me bananet ka mbërritur në vend edhe një sasi droge me vlerë 180 milionë euro.
Mesohet se itinerari qe ka ndjekur kontenieri që mbante brenda sasinë rekord të kokainës, ka qëne Kolumbi- Itali- Maltë- Durrës e me destinacion final me pas, shtetet e tjera brenda Europes perendimore kontinentale.
“Arbri Garde” është një kompani që merret me importin e frutave ekzotike nga vendet e Amerikës Latine.
Pas kësaj ngjarje të rëndë bëhet me dije se kompania është shprehur se ska asnjë lidhje me trafikun e kokainës dhe çdo gjë po bëhet për t’i shkatërruar biznesin. /albeu.com/
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës