Shëngjini është një ndër plazhet më të frekuentuara gjatë sezonit turistik.
Por zgjidhja e problemit të ndotjes është akoma shumë larg. Shumë biznese nuk menaxhojnë siç duhet bëjnë një ujërave të zeza dhe në jo pak raste ato përfundojnë në det. Shefi i Kontrollit Mjedisor në Lezhë, Ismail Dushku thotë se ka patur penalizime ndaj disa bizneseve.
“49 subjekte janë që janë kontrolluar. Ka subjekte që paraqesin probleme, por iu është lënë afat që të plotësojnë kushtet”.
Shqetësim për autoritetet, qytetarët dhe pushuesit mbeten edhe shkarkimet që bëhen nga anijet në portin e Shëngjinit.
“Kemi pasur probleme me ndotjen, përsa i përket vendimit të parkimit të anijeve, ku vitet e mëparshme ne kemi vepruar edhe me masat administrative”.
Grupet e punës vazhdojnë monitorimin e zonës. Ndërsa që prej 1 Qershorit është dhënë ultimatum nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit që të gjitha subjektet duhet të përmirësojnë kushtet për të trajtuar siç duhet ujërat e zeza dhe për të shmangur fenomene të ndotjes në det./Klan/
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...
SHBA njeh liderin e opozitës si president të zgjedhur në Ven...
Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare aktori Paul Teal