Ditët me diell dhe temperatura të larta do t’ia lënë vendin shiut.
Pjesa më e madhe e vendit, gjatë ditës së nesërme, parashikohet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri pas mesditës, kur vranësirat tërhiqen drejt zonave malore duke lënë ultësirën perëndimore kryesisht me kthjellime.
Sipas Meteoalb: Pasditja zhvendos vranësirat edhe nga zonat malore duke bërë që vendi të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare deri pranë mesnatës, kur pritet fuqizim i vranësirave dhe shira fillimisht në veriperëndim dhe gradualisht në gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do pësojnë rënie me 2 – 3°C në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimumi të ngjitet deri 29°C.
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...