Ky është moti në Shqipëri

08:13 | 13 Nëntor 2018
Arbresh.info

Orët e para ditës paraqiten në kushtet e motit kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërinë, herë pas here do të ketë vranësira kalimtare.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja, të mbeten me kthjellime në ultësirën perëndimore. Ndërsa vranësira të shpeshta do të ketë në zonat malore Lindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat termike ditore nga 4-26°C.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë paradite dhe mesatare pasdite me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor, ndërsa në det krijohet dallgëzim 1 ballë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme