Ky është i riu që hyri me makinë në shesh

13:16 | 25 Prill 2021
A. B.

Në Shqipëri po votohet për Zgjedhjet Nacionale-Parlamentare.

Një incident i pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në sheshin “Skëndërbej”, ku një makinë është futur me shpejtësi në zonën e sheshit duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Nertil Qazimi është qytetari i cili u fut me makinë në sheshin ‘Skënderbej’ duke terrorizuar qytetarët.

Në momentin që është prangosur nga policia ai ka bërë të ditur se nuk e dinte se çfarë po ndodhte.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme