Ky që shihni në këto foto është Leo Nikaj, i cili vrau këtë mëngjes prindërit e tij. 29-vjeçari nga fshati Xhafzotaj i Durrësit, për arsye ende të panjohura ekzekutoi me çifte dy prindërit e tij Ali dhe Junije Nika.
Siç tregojnë fqinjët e familjes Nika, ata kanë ardhur në zonën e Xhafzotaj në vitin 1995 nga Peshkopia, kanë blerë tokën dhe kanë ndërtuar aty shtëpinë e tyre dy katëshe.
Çifti i ndjerë i pensionistëve kishin 6 fëmijë, 4 vajza të martuara jashtë shtetit dhe dy djem, njëri prej të cilëve gjithashtu ishte jashtë shtetit si dhe Leo që jetonte me ta. Siç mësohet paraprakisht, në banesë, në momentin që ka ndodhu ngjarja e rëndë ka qenë edhe bashkëshortja e Leos si dhe një fëmijë i vogël.
Leo Nika është arrestuar rreth 100 metra larg nga vendi ku ka kryer vrasjen e prindërve në gjendje të rënduar psikologjike. Ai është vënë në pranga ndërsa në duar i është gjetur edhe arma e krimit. Prindërit e Leos kanë qenë të pajetë në pragun e derës së shtëpisë kur ka mbërritur policia.
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...