Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka komentuar padinë e kryeministrit Edi Rama ndaj homologut të tij në Kosovë, Ramush Haradinaj.
Për Kryemadhin kjo ishte vetëm një provë që fakton rrezikshmërinë që paraqet Kryeministri, që në ditën e masakrës së Reçakut padit në gjykatë luftëtarin e UÇK-së dhe vëllain e dëshmorëve që çliruan Kosovën.
Monika Kryemadhi: Shqipëria është në një rrezikshmëri të madhe sepse me Edi Ramën rrezikohet çdo ditë e më shumë. Mjafton të shohim se çfarë ndodhi dje, ditën e përkujtimit të viktimave të Reçakut Edi Rama gjeti momentin për të paditur luftëtarin e UÇK-së, vëllain e dëshmorëve që çliruan Kosovën me gjakun e tyre, në gjykatë. Ky është Edi Rama, mendoni çfarë bën në një moment të tillë dhe çfarë mund tu bëjë akoma më shumë keq shqiptarëve.
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,