Ky është bosi turk i kriptomonedhës duke u fshehur në Shqipëri

01:08 | 8 Maj 2021
Trina Galanxhi

Mediat turke kanë publikuar fotot e milionerit të kriptomonedhës turke Faruk Fatih Özer i cili është shpallur në kërkim dhe dyshohet se fshihet në Shqipëri. Në këto foto shihet Özer teksa kryen procedurat e “Check in” në një hotel në Tiranë.

Themeluesi i monedhës kripto Thodex, shoqërohet nga një person tjetër që e ka pritur në aeroportin “Nënë Tereza”. Özer është arratisur me 108 milionë dollarë duke mashtruar 400 mijë njerëz. Në 18 prill ai mori dokumentet për shkak të problemeve të biznesit dhe mbërriti në Shqipëri.

Mediat turke shkruajnë se biznesmeni turk po fshihet në Shqipëri nga mafia, duke e bërë më të vështirë edhe identifikimin e vendndodhjes së tij. Ata deklarojnë se ai po mbrohet në këmbim të ryshfetit.

Fill pas ardhjes në Shqipëri, Özer u vendos në një hotel pranë Zogut të Zi në Tiranë duke prenotuar 3 net, por se doli prej andej natën e dytë duke u fshehur në një shtëpi pranë zonës së “Pazarit të Ri” në Tiranë. Ajo ishte shtëpia e çiftit që e priti në Rinas.

Më pas u transferua në një tjetër në një tjetër banesë në zonën e “Myslym Shyrit” ku sërish nuk ndenji gjatë dhe u strehua në zonën e “21 Dhjetorit” ku edhe ka humbur gjurmët. Kontrolle po kryhen edhe në Fier e Vlorë pasi dyshohet se ai po përpiqet të arratiset me skaf në Itali./lapsi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme