Athanas Xhavara 45 vjeç është biznesmeni që humbi jetën në aksidenti rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:25 tek “kthesa e Arbanës” në aksin rrugor Vaqarr – Ndroq.
“Tv Klan” raporton se 45-vjeçari nga Gjirokastra është pronar i tre kompanive.
Bizneset e Xhavarës janë të përqendruara në fushën e sigurimit të objekteve publike dhe private; riciklim; eksport-import dhe tregtimin me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshëm.
Sipas burimeve nga blutë e Policisë së Tiranës, në momentin kur ndodhi aksidenti, biznesmeni Xhavara po kthehej nga Pezë-Helmesi, ku ndodhet biznesi i tij i riciklimit në kompaninë “HXH”.
Automjeti i tij Toyota me targa AA 757 DZ u përplas kokë më kokë me automjetin Mercedes-Benz me targa TR 1432U që drejtohej nga i riu Edison Sefa 22 vjeç nga Tirana.
Përplasja ka qenë fatale për të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët humbën jetën menjëherë. Sipas të dhënave paraprake hetimore, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...