Ky është Renato Omeri, 36 – vjeçari, që u ekzekutua mbrëmë në Vlorë me breshëri plumbash. Këtë të fundit e kanë qëlluar me plumba teksa qëndronte jashtë ambienteve të një lokali.
Atij i është dhënë ndihma e menjëhershme por s’ka mundur t’ju mbijetojë plumbave të marrë duke ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Autorët raportohet se u largojua në drejtim të Ujit të ftohtë pas ngjarjes.
Dyshohet se vrasja ka lidhje me një ngjarje tjetër kriminale të ndodhur dy vite më parë, në afërsi të portit të Durrësit, ku ka mbetur i vdekur nipi i viktimës, që jetonte pikërisht në pallatin ku sot në mbrëmje kanë ekzekutuar 36-vjeçari.
Identiteti i vërtetë i 36-vjeçarit është zbuluar me vonesë. Burime nga policia thanë se, ai ka përdorur dy emra zyrtarë, ndërsa ka pasur edhe shumë të tjerë, por jo të regjistruar.
Kështu sipas policisë, identiteti i parë i vërtetë i të ekzekutuarit është Marjen Xhaferaj, 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Vlorë, Rajoni numër 5, lagjja ‘28 Nëntori’, shkruan SYRI.net.
Por disa kohë më parë ai kishte ndërruar mbiemrin, pikërisht për shkak të të kaluarës së tij kriminale. Ai e kishte bërë emrin Marjen Omeri.
Po të njëjtat burime thanë se ai ka përdorur edhe disa emra të tjerë, por jo të regjistruar në gjendje civile.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë