Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të mërkurë në Lushnje, ku një 30 vjeçar pas sherrit me të atin e ka goditur atë me një sopatë.
Sipas të dhënave të Top Channel, shtetasi Dritan Velaj, ka qëlluar me sopatë babanë e tij, Kujtim Velaj.
Si pasojë e plagës së marrë në trup, gjendja shëndetësore e Kujtim Velajt është e rëndë. Ai u dërgua me shpejtësi në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë. Ende nuk dihen motivet e krimit , por policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e plagosjes.
Pasi ka goditur babanë, shtetasi Dritan Velaj është larguar nga vendngjarja, por është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë e cila ishte në ndjekje të tij.
Mësohet se në familje edhe më herët ka patur konflikte mes babait dhe djalit që raportohet të ketë probleme të shëndetit mendor. Babai ka marrë disa herë urdhër mbrojtjeje ndaj djalit.
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto