Google ADS

Ky është 30 vjeçari shqiptar që qëlloi me sopatë babanë e tij

12:04 | 17 Korrik 2019
Arbresh Info

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të mërkurë në Lushnje, ku një 30 vjeçar pas sherrit me të atin e ka goditur atë me një sopatë.

Sipas të dhënave të Top Channel, shtetasi Dritan Velaj, ka qëlluar me sopatë babanë e tij, Kujtim Velaj.

Si pasojë e plagës së marrë në trup, gjendja shëndetësore e Kujtim Velajt është e rëndë. Ai u dërgua me shpejtësi në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ngjarja  ka ndodhur në banesën e tyre, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë. Ende nuk dihen motivet  e krimit , por policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e plagosjes.

Pasi ka goditur babanë, shtetasi Dritan Velaj është larguar nga vendngjarja, por është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë e cila ishte në ndjekje të tij.

Mësohet se në familje edhe më herët ka patur konflikte mes babait dhe djalit që raportohet të ketë probleme të shëndetit mendor.  Babai ka marrë disa herë urdhër mbrojtjeje ndaj djalit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme