Në sallën plenare deputetët do të rikthehen në orën 18.00 për betim.
Po ashtu në këtë seancë do të zgjidhet Gramoz Ruci kryetar i Kuvendit, i cili për vite me radhë ka mbajtur detyrën e kreut të grupit parlamentar socialist. Dhe pse votimi është i fshehtë, surpriza nuk ka. Socialistët kanë më shumë se 71 vota për ta zgjedhur, ndërkohë që PD dhe LSI kanë deklaruar votë kundër. Një protestë e ish-të përndjekurve politikë kundër zgjedhjes së Ruçit në krye të legjislativit, do të shoqërojë nga jashtë seancën.
Ndërkohë presidenti Ilir Meta pritet që këtë pasdite të mandatojë Ramën për formimin e qeverisë për t’i hapur rrugë paraqitjes se programit në Parlament të hënën.
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...