Ditën e sotme në orën 17:00 do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë ku pritet të zgjidhet Presidenti i Republikës.
Kuvendi sot do të zhvillojë raundin e katërt të zgjedhjes së Presidentit pas dështimit të 3 raundëve rradhazi.
Ndryshe nga seancat e tjera parlametare, mbrëmë LSI ndërmori hapin dhe propozoi dy emra për president, Petrit Vasilin dhe Ilir Metën. Në njoftimin zyrtar thuhet:
“Bazuar në urdhrin nr. 39, datë 27.4.2017″>2017 të Kryetarit të Kuvendit z. Ilir Meta dhe në vendimin nr. 10, datë 27.4.2017”>2017 të Konferencës së Kryetarëve, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Për zhvillimin e votimit të katërt për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. (neni 87, 88 të Kushtetutës, neni 109 Rregullore Kuvendi, votim me shumicë të cilësuar me 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) “. /albeu.com
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...