Kuvendi voton Kryeministrin Rama në postin e ministrit të Jashtëm

18:32 | 21 Janar 2019
Arbresh.info

Kuvendi votoi këtë të hënë dekretin e Presidentit Ilir Meta për emërimin e Kryeministrit Edi Rama në postin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.

Në çelje të sesionit të katërt të legjislaturës së nëntë të Punimeve të Kuvendit, deputetët votuan me 77 vota pro dekretit e Metës për shkarkimin e Ditmir Bushatit nga posti i Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe me 78 vota pro emërimin në vend të tij të kryeministrit Edi Rama. Opozita nuk mori pjesë në votim.

Kreu i qeverisë vendosi ta përfaqësojë vetë këtë dikaster pas refuzimit që Presidenti Meta i bëri emrit të Gent Cakajt të propozuar më herët për këtë post nga Rama./TvKlan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme