Beteja politike mes opozitës dhe shumicës qeverisëse në Shqipëri duket se është kthyer në një lojë takticienësh.
Ndërkohë që opozita njofton planet për protesta të përjavshme, me ditën e caktuar çdo të enjte kur edhe zhvillohen seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë, pikërisht për të protestuar përpara legjislativit deri – siç pretendojnë, – në rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duket se drejtuesit e Kuvendit zgjedhin të zhvendosin ditën e mbajtjes së seancës.
Kështu, Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare në legjislativin shqiptar ka vendosur në mbledhjen e sotme që në orën 17:00 të zhvillojë një seancë plenare, me gjasë për të zëvendësuar atë të javës së kaluar, që u anulua për shkak të protestës së paralajmëruar të opozitës, për të cilën pati informacione se do të ishte e dhunshme, por që rezultoi paqësore, por me një akt ekstrem të opozitës, atë të dorëzimit të mandateve parlamentare të disa prej deputetëve të saj.
Në këtë seancë pritet të votohet për miratimin e strukturave organizative të KLGJ-së dhe KLP-së, që ishin njoftuar për të enjten.
Menjëherë pas njoftimit për mbledhjen e seancës plenare ka reaguar kryetari i grupit të dorëhequr parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili përmes rrjeteve sociale e ka quajtur mbledhje në ilegalitet të një Kuvendi ilegal.
“Pasi e rrethuan me tela me gjemba dhe salduan dyert hyrëse, tani kanë filluar ta mbledhin dhe në ilegalitet. Seancën e së enjtes po kërkojnë ta mbledhin fshehtas sot në orën 17:00. Sa mendoni se do zgjasni kështu?! Tik-tak…”, shkruan Paloka.
Ndërkohë, Partia Demokratike ka shpërndarë një mesazh me urgjencë për strukturat e saj, për t’u organizuar për një protestë përpara Parlamentit në orën 16:30. “Sot në orën 17:00 ka seancë parlamentare. Merrni masa për prani maksimale të strukturës në orën 16:30 para Parlamentit”, shkruhet në mesazhin drejtuar strukturave.
Mobilizmit të PD-së i është përgjigjur edhe LSI, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve, që t’i bashkohen protestës së sotme në orën 17:00 përpara Parlamentit./tch
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...