Kuvendi publikon listën me kandidatët për Kushtetuese

13:31 | 28 Gusht 2018
Arbresh.info

Thirrjes së Kuvendit të Shqipërisë për të plotësuar vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese i janë përgjigjur 7 kandidatura.

Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Ilir Panda, Sinan Tafaj, Theodhori Sollaku, Valbona Bala dhe Vasil Bendo janë juristët që kanë dorëzuar dokumentacionin pranë Kuvendit. raporton TvKlan.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka vetem 2 nga 9 anëtarë pas shkarkimeve të bëra nga Komisioni i Vettingut apo dorëheqjeve në këtë institucion. Aktualisht kjo gjykatë është jofunksionale.

Të ngjashme