Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të enjte në seancë plenare.
Në rendin e ditës është diskutimi dhe miratimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Evropian, i cili përfaqëson Bashkimin Evropian, për Programin e Bashkëpunimit (Interreg VI-A) IPA Itali-Shqipëri-Mali i Zi (Adriatiku Jugor) 2021-2027”.
Po ashtu, pritet të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021-2027”.
Pritet shqyrtimi i projektligjit “Për Ratifikimin e Marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.
Seanca do shqyrtojë projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, për mbrojtjen shoqërore”, projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga zyra e Kryeministrit, dhe Komisionit Evropian, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri-Kosovë 2021- 2027”, projektligjin “Për ratifikimin e protokollit ndryshues të marrëveshjes, ndërmjet palëve të Konventës së Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore për Shkëmbimin e Automatizuar të të Dhënave të ADN-së, Daktiloskopike dhe të Dhënave të Regjistrimit të Automjeteve, të ratifikuar me ligjin nr.13/2019”.
Në rendin e ditës së seancës plenare është edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” që kërkon shumicë të thjeshtë votash për miratim.
Rendi i ditës ka dhe projektligje të tjera mes tyre edhe ai për ndryshime në ligjin e prokurimeve publike.
Në seancën e të enjtes nuk do të marrin pjesë 19 deputetë të opozitës, pjesë të grupimit të “Rithemelimit” dhe deputetë mbështetës të kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, të cilët janë përjashtuar për shkak se në seancat e kaluara kanë bllokuar punimet e Kuvendit, qoftë në seancë plenare, qoftë në komisionet kuvendore./atsh
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030