Google ADS

Kuvendi mbledhje të jashtëzakonshme më 4 Janar 2021

14:18 | 2 Janar 2021
A. B.

Parlamenti do të nisë seancën e parë për këtë sesion në datë 4 Janar 2021, në një mbledhje të jashtëzakonshme të kërkuar nga Kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë i ka dërguar një letër kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, ku i kërkon mbledhjen e Kuvendit me qëllim për të votuar ndryshimet e bëra në kabinetin qeveritar.

Bëhet fjalë për largimin nga posti i ministrit të Jashtëm në detyrë Gent Cakaj dhe emërimin në vend të tij të Olta Xhaçkës.

Ndërsa vendin e ministrit të Mbrojtjes do ta zërë Niko Peleshi, i cili është rikthyer në qeveri. Këto ndryshime janë dekretuar nga Presidenti Ilir Meta dhe tani është radha e Parlamentit që të miratojë dekretet.

Në rendin e ditës për datën 4 Janar, është përcaktuar që Kuvendi do të votojë për shkarkimin nga detyra të Gent Cakajt dhe për emërimin e Olta Xhaçkës si ministre të Jashtme.

Po kështu, deputetët do të votojnë për shkarkimin e Olta Xhaçkës nga posti i ministres së Mbrojtjes dhe emërimin në këtë detyrë të Niko Peleshit. /tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme