Google ADS

Kuvendi mban seancë plenare pa deputetet e opozitës

09:58 | 2 Mars 2017
Arbresh.info

Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme, ku në seancën plenare do mungojnë deputetët e opozitës, pasi kanë vendosur të bojkotojnë.

Opozita vijon për të 13-n ditë protestën në sheshin para Kryeministrisë. Ajo refuzon të bëhet pjesë e parlamentit deri në plotësimin e kërkesës së saj për një qeveri teknike, që do të mundësojë sipas saj, mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Ndërkohë seanca e sotme plenare ka në rend dite ratifikimin e tre marrëveshjeve, mes palës shqiptare dhe Kfv Frankfurt am Main, për financimin e projektit “Linja unazore 110 kilovolt e Shqipërisë së Jugut”.

Gjithashtu për votim është parashikuar dhe projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2016”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme