Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur sot zyrtarisht vakancën pas dorëheqjes nga mandati i deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllakos, i akuzuar për përfshirje në aferën e impianteve të plehrave, të njohura si inceneratorët.
Kjo lëvizje i hap rrugën rikthimit në parlament të ish kryeministrit Pandeli Majko që në zgjedhjet e fundit nuk arriti të fitoj mandatin e deputetit.
Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj informoi sot, në nisje të seancës plenare, se Kuvendi ka njoftuar Komisionin Qendor të Zgjedhjeve, për shpalljen e kësaj vakance.
“Alqi Bllako, për të cilin ishte kërkuar dhënia e autorizimit për arrestim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka paraqitur dje në Kuvend deklaratën se me dijeni dhe vullnet të plotë dorëzon mandatin e deputetit nëpërmjet heqjes dorë nga ky mandat”, tha Felaj.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i paraqiti dy ditë më parë Kuvendit kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako. Kërkesa vjen pas hetimeve të nisura për abuzime në ndërtimin dhe funksionimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve.
Ndërkjohë, në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit të vitit të kaluar, marrja e mandatit të Bllakos i takon Pandeli Majkos.
Ish kryeministri socialist në zgjedhjet parlamentare arriti të marrë 8,785 vota, duke mos arritur të bëhet deputet pasi u renditë i 19-ti në listë, një më pak se numri i deputetëve që mori PS në qarkun e Tiranës./telegrafi
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...