Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar tre dekrete të kthyer mbrapsht nga presidenti Ilir Meta “për aktivitetet e turizmit detar”, “për tatimin mbi vlerën e shtuar”, dhe atë “për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”
Votimi në Kuvend
-“Për aktivitetet e turizmit detar” me 84 vota kundër, 17 pro e 5 abstenim
-“Për tatimin mbi vlerën e shtuar” me 83 vota kundër, 16 pro e 7 abstenim
-“Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë” me 81 vota kundër, 17 pro e 8 abstenim
Ndërsa votimi lidhur me propozimin e grupeve parlamentare për postin e Rudina Hajdarit si bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Zgjedhore është shtyrë për javën e ardhshme.
Çfarë u miratua sot në kuvend?
Me 103 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenim Projekrezoluta “Mbi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian përgjatë vitit 2019
Me 88 vota pro, 11 kundër dhe 10 abstenim projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit për vitin 2019M
Me 89 vota pro, 11 kundër dhe 9 abstenim projektrezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë për vitin 2019”
Me 86 vota pro, 14 kundër dhe 6 abstenim, Projektligji për disa ndryshime dhe shtea në ligjin nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme
Me 91 vota pro, 10 kundër dhe 7 abstenim projektvendimin “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të ILD.
Me 97 vota pro, projekrezoluta “Për vlerësimin e punës së grupit të deputetëve ‘Miqtë e fëmijëve” për vitin 2019 dhe për planin e veprimit për vitin 2020.
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana