Kuvendi i Shqipërisë do të votojë propozimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama që hedh poshtë pretendimet e raportit të Dick Martyt se Ushtria Clirimtare e Kosovës ka qenë e përfshirë në trafikim organesh.
Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla thotë se dita e nesërme do të jetë një ditë solemne për Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa ka ftuar dhe opozitën të marrë pjesë.
“Nesër në rend ditë do të jetë një rezolutë e rëndësishme që rrallë herë i bie radha të diskutohet, mbi pabazueshmërinë e pretendimeve lidhur me trafikimin e organeve në Shqipëri dhe Kosovë, pretendime të ngritura 11 vite më parë. Pas më shumë se 11 vite ne propozuesit iniciojmë këtë rezolutë mbi bazën e proceseve të zhvilluara, ritheksoj se duhet nënvizuar fakti se kemi të bëjmë me një rast ku janë kryer verifikime. Nesër çdo anëtar duhet të jetë në Kuvend do të ishte nder dhe nuk kemi nevojë për sherrnajë. Rëndësia që ka, heqja e një balte të hedhur padrejtësish kundër luftës së Kosovës është në nderin e Kuvendit të Shqipërisë. Rezolutat e tjera më duken pa sens ku 23 vite nga çlirimi ne t’i kthehemi edhe njëherë. Nesër do t’ju njoh me të gjitha rezolutatat, janë 19 rezoluta dhe deklarata”, tha Balla.
Balla ka thënë se Partia Socialiste e ka iniciuar atë mbi bazën e parimit se gjithçka duhet të hetohet.
Ne propozuesit iniciojmë këtë rezolutë mbi bazën e parimit se gjithçka duhet të hetohet. Kemi të bëjmë me një rast kur janë kryer verifikimet përkatëse dhe jemi në kushtet që të institucionalizojmë faktet dhe pas këtij momenti të iniciohet një raport dhe një rezolutë e re, rishikimi i atyre pretendimeve që sot nuk ekzistojnë më. Është në nderin e çdo anëtari që nesër të jetë në sallën e Kuvendit. Nesër duhet të jetë një moment solemn ku rëndësia që ka heqja e një balte të pamerituar të hedhur padrejtësisht kundër Luftës Çlirimtare të Kosovës. Nesër do të njiheni me të gjitha qëndrimet tona për luftën në Kosovë.
Mendoj që dokumenti i rezolutës është një dokument parimesh, mbërritja në këtë dokument ka kërkuar muaj me radhë pune dhe mendoj që dokumenti e ka brenda dhe këtë pjesë. Është një qëndrim i Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve. Përpjekja për të denigruar Luftën Çlirimtare në Kosovë është objekti thelbësor i kësaj rezolute. Ky është qëndrimi i duhur që duhet të mbajë sot Shqipëria. Falenderoj deputetët e Kosovës, dua të ju them se kanë qenë kontakte disamujore, falenderoj dhe mediat e Kosovës për një vëmendje për këtë dokument”.
” Ne me deputetët e Kuvendit të Kosovës jemi në kontakt të përditshëm. Kjo legjislaturë do të mbahet mend si bashkëpunimi me deputetët e Kosovës ka arritur nivelin më të mirë të mundshëm në shumë vite. Ne kemi gati një dokument të rëndësishëm të një memorandumi partneriteti. Në Nëntor të këtij viti, do të kemi një seancë plenare të funksion të 2 institucioneve tona. Bashkëpunimi me Parlamentin e Kosovës është i shkëlqyer. Objektivi ynë i radhës është anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës. Jemi në fazën e mbërritjes së konsensusit“./tch
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...