Google ADS

Kuvendi i Shqipërisë ndryshon agjendën, PD përgatitet për protestë

15:29 | 1 Prill 2019
Arbresh.info

Seanca plenaree Kuvendit të Shqipërisë dhe protesta e opozitës, të parashikuara për ditën e enjte, do të mbahen ditën e mërkurë. Pas ndryshimit të agjendës nga Kuvendi, edhe PD ka nisur punën për të njoftuar militantët e saj për zhvillimin e protestës të mërkurën dhe jo të enjten, siç ishte njoftuar më herët nga liderët e saj.

Kuvendi ka ndryshuar datën e seancës së radhës plenare të parashikuar për ditën e enjte. Ajo do të mbahet ditën e mërkurë.

Ndërkohë burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se ndryshimi i datës së seancës plenare ka ndryshuar edhe agjendën e protestës së opozitës e cila do të mbahet ditën e mërkurë ashtu sikurse edhe seanca plenare.

Liderët e opozitës kanë njoftuar se do të protestojnë sa herë që në Kuvend të ketë seancë plenare. Deri më tani janë organizuar shtatë protesta nga opozita, ndër të cilat dy janë zhvilluar përpara Kryeministrisë, ndërkohë që pesë të tjera përpara Kuvendit.

Në seancën plenare të së mërkurës pritet që të betohen tre deputetë të opozitës së re, Korab Litja dhe Halil Jakimi nga PD, të cilët dorëzuar formularin e vetëdeklarimit, dhe Ambra Borova nga LSI Shkodër e cila mungoi në seancën e betimit të javës së kaluar për shkak se ishte bërë nënë pak ditë më parë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme