Kuvendi i Shqipërisë nis seancën plenare me kërkesë për thirrjen e drejtuesit të Entit Rregullator të Energjisë në seancë plenare, si dhe kërkesë për mocion me debat publik urgjent në Kuvendin e Shqipërisë
Në seancën e sotme plenare Kuvendi do të zhvillojë interpelancë me ministrin e Brendshëm, Bledar Çuçi kërkuar nga deputeti Ervin Salianji.
Po ashtu në seancën e Kuvendi shqyrtohet projektligj për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Japonisë, mbi bashkëpunimin ekonomik japonez për projektin për përmirësimin e pajisjeve për konservimin, restaurimin dhe mjedisin ekspozues në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë”.
Gjithashtu do të shqyrtohet projektvendimi për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”.Projektvendim “Për ngritjen e Nënkomisionit për Mjedisin dhe Bujqësinë, si pjesë e Komisionit përVeprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin”./ATSH/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...