Kuvendi i Shqipërisë miraton projektbuxhetin për vitin 2023

15:51 | 10 Nëntor 2022
E.H

Projektbuxheti i vitit 2023 në Shqipëri u miratua këtë të enjte me 76 vota pro 41 kundër dhe asnjë abstenim.

Disktutimet për projektbuxhetin vazhduan për dy ditë me radhë në seancën maratonë, të shoqëruar me shumë debate dhe akuzave të ndërsjellta mes qeverisë dhe opozitës.

Opozita është shprehur se ky projektbuxhet jo vetëm që nuk mbështet shtresat në nevojë, por rrit barrën për ta duke shtuar taksat përmes paketës fiskale.

Nga ndryshimet në taksa do të mblidhen 130 milionë euro.

Për opozitën, buxheti i vitit të ardhshëm përmban vetëm rritje taksash dhe do t’i japë një goditje të mëtejshme shtresës së mesme, ndërsa nuk mbron më të varfrit vetë Berisha u shpreh se ky është “projektimi i vjedhjes më të madhe që i është bërë ndonjëherë shqiptarëve në të gjithë historinë”.

Ndërsa për qeverinë, ky projektbuxhet është “mënyra se si do të zgjidhet kriza e çmimeve e të përballohet inflacioni e rritja e energjisë”.

Rama u shpreh se ky projektbuxhet parashikon zero taksa për biznesin e vogël deri në 2029.

Në projektbuxhetin 2023, parashikohet një nivel shpenzimesh prej 5.8 miliardë euro dhe një plan ambicioz ne mbledhjen e te ardhurave prej 5.3 miliardë euro.

Kriza dukshëm pritet te ngadalësojë ekonominë dhe sipas parashikimeve të qeverisë vitin që vjen rritja do të jetë 2.6%./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme