Sot mbahet seanca plenare e radhës në Kuvendin e Shqipërisë, ku janë parashikuar për t’u diskutuar disa projektligje, mes të cilëve edhe ai për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor për “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi”.
Megjithatë, nuk dihet nëse kjo seancë do të zhvilliohet në kushte normale duke qenë se opozita ka paralajmëruar që do të vazhdojë mosbindjven civile dhe bojkotin në parlament, raporton TvKlan.
Seanca e sotme vjen pas asaj të 28 tetorit e cila zgjati vetëm 20 minuta pasi deputetët e pranishëm të opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit. Me pankarta në duar dhe zhurmuese, demokratët nuk lejuan socialistët të flisnin në foltore.
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj