Google ADS

Kuvendi çon në KQZ dorëheqjet e opozitës

15:51 | 22 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kuvendi i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të zëvendësuar deputetët e opozitës të cilët dogjën mandatin zyrtarisht një ditë më parë.

Kërkesa e Kuvendit drejtuar KQZ vjen 24 orë pasi 56 deputetët e opozitës dorëzuan formularin për djegien e mandateve në Kryesinë e Kuvendit në prani edhe të protestuesve.

Afati për të dorëzuar kërkesat e deputetëve të opozitës në KQZ-së është 30 ditë, por Kuvendi i ka nisur ato direkt.

Sipas rregullores, brenda 30 ditëve KQZ-ja duhet të shprehet për ndërprerjen e mandatit të deputetëve të opozitës si dhe zëvendësimin e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme