Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për privatizimet. Ky dekret u rrëzua nga votat e maxhorancës, ndërsa ai tani do të kalojë për shqyrtim në Kuvend.
Bëhet fjalë për ligjin-“Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr 9967, datë 24.72008 dhe ndryshuar me ligjin nr 3/2015.
Gjithashtu është rrëzuar edhe dekreti që kërkonte ridiskutimin e ligjit për “Për koncensionet dhe partneritetin publik privat” në diskutim janë dekretet për dy kontratat koncesionare për ndërtimin nga “Gjikuria” shpk si koncensionari, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti i Jahteve By-pass Orikum-Dukat (ura e Shën Elizës).
Si dhe dekreti për refuzimin e kontratës së koncensionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoritet kontraktor, shoqërisë “ANK” shpk si koncensionarit dhe shoqërisë “Bardh konstruksion” si shoqëria koncensionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot-Balldren’.
Mbledhja është shoqëruar me debate dhe ndërprerje, por mazhioranca duket e vendosur të rrëzojë edhe dy dekretet e tjera të Presidentit Meta./TCH
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...